njoftime

NJOFTIM – UV nderon me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”, Z. Patrizio Di Tursi (Këshilltar i Presidentit të Republikës së Italisë).

Ditën e hënë, datë 11.09.2023, ora 11:00, në mjediset e Sallës “Rilindja”, të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Z. Patrizio Di Tursi (Këshilltar i Presidentit të Republikës së Italisë), me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin “Për kontribut të veçantë dhe të spikatur në procesin e ndërkombëtarizimit  të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, për vendosjen e autoritetit dhe personalitetit të tij publik e politik në dispozicion të sipërmarrjes strategjike të UV për krijimin e marrëdhënieve dhe partneriteteve të qëndrueshme me universitetet italiane, për vlerat e tij intelektuale, diplomatike e humane të vëna  në funksion të krijimit dhe konsolidimit të një procesi akademik ndërkombëtar, me qëllim integrimin e studentëve dhe pedagogëve të UV, në rrjedhat dhe rrjetet arsimore italiane,  europiane e ndërkombëtare”

Ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit  të Z. Patrizio Di Tursi,  studentë, pedagogë dhe qytetarë të Vlorës.