njoftime

Njoftim për Plotësimin e Pyetësorit për Vlerësimin e Shërbimeve ndihmës-akademike dhe Administrative

Të dashur studentë,

Është mundësia juaj për të shprehur opinionet dhe vlerësimet  tuaja mbi  shërbimet ndihmës akademike dhe administrative që merrni në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë?!

Nëse gjatë vitit akademik 2022-2023 ju keni marrë së paku një herë shërbim në sekretarinë mësimore, në zyrën e studentit, në bibliotekë, zyrën e projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë,  ju lutemi vlerësoheni këtë eksperiencë.

Të tjera aspekte që ju mund të vlerësoni nëpërmjet pyetësorit janë infrastruktura e institucionit, laboratorët, mjetet didaktike etj.

Çdo mendim i juaji ka vlerë.  Ky hulumtim, ka për qëllim identifikimin e nevojave të studentëve të UV-së për shërbimet përkatëse. Me anë të këtij pyetësori synohet ngritja e cilësisë si dhe ofrimi i aktiviteteve konform kërkesave të studentëve.

Jeni të lutur ti kushtoni pak minuta plotësimit të pyetësorit në adresën tuaj postare.