njoftime Projekte

Implementim i projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity – Lidhja e universiteteve dhe partnereve të trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse – KnowHub”

 

Në vijim të punës për implementimin e projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity – Lidhja e universiteteve dhe partnereve të trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse – KnowHub”, financuar nga programi Erasmus + CBHE, me Partner Kryesor Universitetin e Shkencave te Aplikuara FH Joanneuam (FHJ) – Graz Austri, një nga aktivitetet e planifikuara për tu realizuar është organizimi i aktivitetit  “Takimi i Bashkëpuntorëve të jashtëm” (Organization of stakeholders meeting Task – 7.4), me qëllim angazhimin e palëve të interesuara në zhvillimin dhe aktivitetet e Hub-it.

Ky takim u zhvillua në mënyrë hibride (prezencë fizike si dhe on-line) më datë 11 Maj pranë ambienteve të Qendrës Kërkimore Shkencore të Fakultetit të Shkencave Teknike e Natyrore.

Gjatë takimit u zhvillua një prezantim i përgjithshëm i projektit Know-Hub si dhe u diskutuan 3 mini-projektet të cilat u implementuan nga grupi i punës. Këto mini-projekte u implementuan në bashkëpunim me bashkëpuntorë të jashtëm të Institucionit.

Gjatë takimit pedagogë të grupit të punës së projektit Know-Hub prezantuan secilin nga mini-projektet si dhe ftuan pjesmarrësit të japin idetë/propozimet e tyre për projekte të reja.

Në këtë aktivitet morrën pjesë edhe koordinatori i projektit BLUEWBC – Sustainable development of blue economies through higher education and innovation in western Balkan countries Prof. Asoc. Kristofor Lapa si dhe koordinatorja e projektit SUCCESSSustainable University – Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability Prof. Asoc. Elenica Pjero (Beqiraj) si dhe anëtarja e grupit të punës së këtij projekti Dr. Orgeta Gjermëni.

Prof. Lapa prezantoi projektin BLUWBC, ndërsa Prof. Pjero (Beqiraj) dhe Dr. Gjermëni prezantuan projektin SUCCESS, objektivat, arritjet si dhe hapat e mëtejshme.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin dakord për nevojën e koordinimit të këtyre tre projekteve me qëllim bashkëpunimin sa më të mirë me palët e treta dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të Universitetit.


Based on the implementation of the project ““Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity – KnowHub”, financed by the Erasmus + CBHE program, with leading partner the University of Applied Sciences FH Joanneuam (FHJ) – Graz Austria, one of the activities planned to be carried out is the organization of the activity ” Organization of stakeholders meeting Task – 7.4″, with the aim of engaging the interested parties in the development and implementation of different activities of the Hub. This meeting took place on May 11 in a hybrid way (both in person and on-line) at the Scientific Research Center of the Faculty of Technical and Natural Sciences. During the meeting, a general presentation of the Know-Hub project took place while the 3 pilot-projects implemented by the working group were discussed. These pilot-projects were implemented in collaboration with external collaborators of the University of Vlora. During the meeting, members of the working group of the Know-Hub project presented each of the pilot-projects that was implemented and invited the participants to give their ideas/suggestions for new projects and activities. Assoc. Prof. Kristofor Lapa, the coordinator of the BLUEWBC project – Sustainable development of blue economies through higher education and innovation in western Balkan countries participated in this meeting. Moreover, Assoc. Prof. Elenica Pjero (Beqiraj)   coordinator of the project SUCCESS – Sustainable University – Enterprise Cooperation for Improving Graduate Employability took part in the meeting jointly with the member of the working group of this project Dr. Orgeta Gjermeni. Prof. Lapa presented the BLUWBC project, while Prof. Pjero (Beqiraj) and Dr. Gjermeni presented the SUCCESS project, the main objectives, key achievements and further steps. All the participants agreed on the need to coordinate these three projects in order to have the best possible cooperation with third parties and external collaborators of the University.