njoftime seminare

 “Hartim dhe Shkrim i Projekteve” ishte tema mbi të cilën u zhvillua trajnimi i rradhës më datë 8 dhe 9 Maj, nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

 “Hartim dhe Shkrim i Projekteve” ishte tema mbi të cilën u zhvillua trajnimi i rradhës më datë 8 dhe 9 Maj, nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ, personelin   ndihmës akademik  me karakter mesimor si dhe   dhe për personelin administrativ.

Ky seminar u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtores së Qendrës për zhvillimin Rajonal, Dr. Eva Çipi, e cila diskutoi mbi temat:

  1. Sesioni 1. Hyrje dhe leksion teorik në lidhje me projektet dhe fjalorin e tyre
  2. Sesioni 2. Konceptimin e projekteve bazuar në nevoja dhe vështirësi bazuar në kërkesat kryesore si dhe dokumentimin e tyre.
  3. Sesioni 3. Projektimin dhe zhvillimin e projekteve
  4. Sesioni 4. Ndërtimin e skuadrës së projektit dhe përzgjedhja e stafit të projektit
  5. Sesioni 5. Planifikim dhe skedulim i veprimtarive të përfshira në paketa pune brenda projektit
  6. Sesioni 6. Kontrolli i cilësisë dhe menaxhimi i projekteve.
  7. Sesioni 7. Shpërndarja dhe promovimi i rezultateve të projektit
  8. Sesioni 8. Ilustrimi i çështjeve kryesore nëpërmjet një shëmbulli projekti: projekti EntrAl i zhvilluar nga qendra RDC
  9. Sesioni 9. Diskutime dhe shembuj ide projekti nga pjesëmarrësit.

Ky seminar është në vazhdën e seminareve trajnuese për personelin e UV-së nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Komunikimit të Burimeve Njerëzore.