njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për student nëUniversitet Cadiz (UCA), Spanjë

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.

 

Universitet Cadiz (UCA), Spanjë, në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, ka hapur thirrjen për aplikime për ERASMUS+ KA171 SMS (ICM) për lëvizjet për studim në UCA për semestrin e vjeshtës 2023. Në kuadër të bashkëpunimit që UV ka me UCA fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi pranë këtij universiteti.

 

Lloji i mobilitetit për Shqipërinë përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim.                             

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 4 (kater)  

– Periudha e mobilitetit: Semestri Vjeshtë 2023, vitit akademik 2023-2024.

– Bursa: 850 Euro/ muaj.

– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro.

 

Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikantët:

        Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë).

        Të jetë student “Master”.

        Të jetë student “doktorature”.

        Te kete njohuri të mira të gjuhës spanjolle ( për studentët bachelor. Perjashtim bejne studentet e programeve  te gjuhes angleze dhe italiane )

Niveli i spanjishtes mund të akreditohet nëpërmjet diplomës së spanjishtes si gjuhë e huaj (DELE) nga Instituto Cervantes, një certifikatë zyrtare e lëshuar nga Qendra e Gjuhëve të universitetit të origjinës ose një dëshmi e nivelit të studentit, e lëshuar dhe e nënshkruar nga një profesor nga zona e Studimeve Hispanike.

Ata studentë që nuk mund të dëshmojnë nivelin e tyre në asnjë nga mënyrat e përmendura në paragrafin e mëparshëm, por mendojnë të kenë aftësitë gjuhësore të përcaktuara në CEFR për nivelin B1, mund të kërkojnë të bëjnë një test të nivelit falas, i cili do të organizohet nga Qendra Superiore e Gjuhët moderne të UCA.

 

Përjashtimisht, studentët e masterit dhe doktoraturës që do të kryejnë vetëm një qëndrim kërkimor mund të paraqesin një certifikatë të gjuhës angleze dhe/ose frënge (niveli minimal B2). Megjithatë, aplikimi juaj nuk do të jetë prioritet dhe pranueshmëria e tij do të kushtëzohet me marrjen e letrës së ftesës (Aneksi V) të nënshkruar nga një profesor në UCA i cili pranon të mbikëqyrë aktivitetet kërkimore në gjuhën e përmendur.

 

Me poshte gjeni informacion mbi kurset e ofruara ne UCA:

UCA’s courses: click here  (Instructions to see the semester and the language of instruction EN)

UCA’s Master Degres: click here

UCA’s PhD programmes: click here

UCA’s research groups: click here

 

Më tepër informacion gjeni në thirrjen e publikuar në faqen zyrater te internetit te UCA https://internacional.uca.es/23-24-erasmus-ka171-sms-in/

 

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së përcaktuar prej UCA, sipas kritereve të mëposhtme:

        Pjesëmarrja e parë në Erasmus+: 1 pikë.

        Merita akademike: 2 pikë

        Studentët e masterit ose doktoraturës, propozimi i kërkimit të të cilëve korrespondon me fushat prioritare të universitetit partner ose UCA (kërkohet letra e ftesës, shih Shtojcën V): 2 pikë.

             Certifikatë e gjuhës spanjolle niveli  B2 ose më të lartë (dokumentacioni që vërteton duhet të bashkëngjitet përmes formularit të nominimit): 1 pikë.

        Certifikata(at) e nivelit B2 ose më të lartë të gjuhëve të tjera (kërkohet të bashkëngjitni dokumentacionin mbështetës përmes formularit të nominimit): 1 pikë.

        Studentët që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj. (kërkohet të bashkëngjitni dokumentacionin mbështetës përmes formularit të nominimit): 3 pikë.

Kritere të tjera shtesë:

        Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

        Formular aplikimi.

        Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.

        Vërtetim studenti.

        Transkript notash.

        Dokument që vërteton njohjen e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).

        Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 (nëse e dispononi).

        Letër motivimi.

        Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).

        Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).

        Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

        Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:

international@univlora.edu.al

        Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 03/05/2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

1)  Faza e Nominimit

·     UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

·     Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.

·     Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

 

2) Faza e aplikimit

·     Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë pranë Universitetit të Cadiz.

·     Kandidatët fitues do të njoftohen nga Universiteti i Cadiz në adresën e tyre të email-it për të vazhduar me procedurat e aplikimit.

 

·     3) Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës

·  Përzgjedhja finale e studentëve që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Cadiz.

·  Në përfundim, Universiteti Cadiz do të publikoj listen e studentëve të përgjedhur në faqen zyrtare te internetit.

 

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

 

Më shumë informacion për universitetin pritës gjendet në linkun në vijim:

https://internacional.uca.es/

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

·       Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!