njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ mësimdhënie/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë me Institutin Politeknik të Portos në Portugali,

Thirrje për mobilite mësimdhënie/trajnim për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility Institutin Politeknik të Portos.

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Institutin Politeknik të Portos në Portugali, në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton stafin akademik me kohë të plotë në UV të aplikojnë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

 

Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1. Ato parashikojnë udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore.

 

 

Llojet e mobilitetit në Institutin Politeknik të Portos:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/trajnim, sipas kodifikimit të ISCED “04 Business and Administration”.
  • Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
  • Numri i mobiliteteve: 4 (katër).
  • Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2023”.
  • Dieta ditore: 160 Eur.
  • Shpenzimi për udhëtimin: 275 Euro.

 

Kriteret për aplikantët:

  • Stafi akademik me kohë të plotë, i cili lidhet me fushat e përcaktuara në marrëveshjet ndërinstitucionale sipas kodifikimit të ISCED të sipër përmedura.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike -Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet i jepet stafit që nuk ka pasur më parë eksperiencë mobiliteti.

 

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Certifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (anglisht, niveli B2).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

 

Afati i fundit i aplikimit është 10/04/2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit pritës.
  • Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit prites për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

 

Një informacion i përgjithshëm mbi universitetin pritëse gjendet në linkun:

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ PORTO