njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënieje/trajnimi në Universitetin «Pablo de Olavide» të Seviljes, Spanjë

Thirrje për mobilitete mësimdhënieje/trajnimi në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin «Pablo de Olavide» të Seviljes, Spanjë

Në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility hapet thirrja per mobilitete mësimdhënieje/trajnimi drejt Universitetit «Pablo de Olavide» të Seviljes, Spanjë (UPO).

Ftohet të aplikojë personeli akademik profili i të cilëve është në përputhje me profilet e publikuara në aneksin I të thirrjes së shpallur nga UPO (personel akademik nga gjuhët e huaja për disiplinat gjuhësi dhe letërsi ; fq. 7 në thirrje, https://www.upo.es/cms1/export/sites/upo/aric/proyectos-internacionales/proyectos-erasmus-/erasmus-ka-107/-erasmus-ka-107-incoming-staff/EN-Call-Erasmus-107-Nomin-Staff-STA_STT-2S-22-23.report.pdf).

Numri i mobiliteteve: 1

Periudha: «Pranverë 2023»

Kohëzgjatja: 5 ditë

Afati i aplikimit: 15/03/2023

Kandidatët do të parazgjidhen nga universiteti dërgues (UV). Procesi i parazgjedhjes nuk garanton përzgjedhjen përfundimtare nga universiteti pritës (UPO).

A. Për të aplikuar, kandidatët duhet të përmbushin këto kritere specifike:

  • Të jenë të punësuar pranë universitetit dërgues (UV) në kohën e aplikimit dhe gjatë periudhës së kryerjes së mobilitetit;
  • Të paraqesin marrëveshje mobiliteti të nënshkuar nga të gjitha palët (kandidati, universiteti dërgues, universiteti pritës);
  • Të kenë njohuri gjuhësore në gjuhën e përdorur për këtë qëllim në kohën e fillimit të mobilitetit. Universiteti dërgues siguron që kandidatët janë në një nivel gjuhësor mjaftueshëm të zhdërvjellët për të përfituar si duhet nga periudha e qëndrimit në universitetin pritës.

B. Kritere të detyrueshme të përzgjedhjes:

Për përzgjedhjen e kandidatëve, kriteret e mëposhtme janë të detyrueshme:

b.1) Personeli që plotëson një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme të përfshirjes dhe diversitetit sipas përcaktimeve nga programi Erasmus+: 1 pikë për çdo kriter

  • paaftësia (p.sh. pjesëmarrës me nevoja të veçanta): njerëz me aftësi të kufizuara mendore (intelektuale, konjitive, nxënëse), fizike, shqisore ose të tjera;
  • vështirësi arsimore: të rinjtë me vështirësi në të nxënë; braktisës të hershëm të shkollës; të rritur me kualifikim të ulët; të rinj me performancë të dobët shkollore;
  • vështirësi ekonomike: persona me standard të ulët jetese, të ardhura të ulëta, me ndihmë sociale ose të pastrehë; të rinj të papunë për një kohë të gjatë ose në varfëri; njerëz në borxhe ose me probleme financiare;
  • dallime kulturore: emigrantë apo refugjatë ose pasardhës nga emigrantë ose familje refugjatësh; njerëz që i përkasin një pakice kombëtare ose etnike; njerëz me vështirësi në përshtatjen gjuhësore dhe përfshirjen kulturore;
  • probleme shëndetësore: persona me probleme shëndetësore kronike, sëmundje të rënda ose kushte psikiatrike;
  • vështirësi sociale: persona që përballen me diskriminim për shkak të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, fesë, orientimit seksual, paaftësisë, etj.; njerëz me aftësi të kufizuara sociale ose antisociale ose sjellje të rrezikshme; njerëz në një situatë të pasigurt; (ish-) shkelës të ligjit, të (ish-)droguar ose abuzues me alkoolin; prindër të rinj dhe/ose të vetëm; jetimë;
  • pengesa gjeografike: njerëz nga zona të largëta ose rurale; njerëz që jetojnë në të ishuj të vegjël ose rajone periferike; njerëz nga zona problematike urbane; njerëz nga zona me më pak shërbim (transport publik i kufizuar, objekte të dobëta).

 

b.2) Programi i mobilitetit i propozuar nga aplikanti (seksioni I i marrëveshjes së mobilitetit (Aneksi II) i ndarë në katër seksionet e tij (objektivat e përgjithshme të mobilitetit; vlera e shtuar e mobilitetit në kontekstin e strategjive të modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të institucioneve të përfshira); përmbajtjen e programit mësimor/aktivitetet trajnuese që do të kryhen; rezultatet e pritshme dhe ndikimi).

b.3) Përparësi do të kenë ata kandidatë që kanë kontribuar në përgatitjen dhe/ose vendosjen e marrëveshjes ndërinstitucionale ndërmjet UPO-s dhe UV-së.

C) Kritere shtesë:

  • Merita akademike, e përcaktuar dhe pikëzuar sipas gradës/titullit akademik dhe/ose aktivitetit kërkimor-shkencor;
  • Pikë shtesë për kandidatë që aplikojnë për herë të parë në kuadër të programit «Erasmus +»;
  • Njohuri gjuhësore në gjuhën në të cilën do të kryhet mobiliteti, pikëzuar sipas nivelit të referencës;
  • Njohuri gjuhësore në një gjuhë të dytë pikëzuar sipas nivelit të referencës.

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online (https://forms.gle/dFui3XTPbWtHkryb6), si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhën angleze si më poshtë:

  • kopje e dokumentit identifikues/pasaportë;
  • dokument vërtetues për punësimin në UV;
  • CV në gjuhën angleze;
  • certifikatë për njohjen e gjuhës angleze;
  • certifikatë për njohjen e gjuhëve të tjera;
  • marrëveshje mobiliteti e nënshkruar nga koordinatori akademik i UPO-s që do të kujdeset për trajnimin/mësimdhënien e personelit;
  • dokumente mbështetëse për rubrikën b.1) të kritereve mbështetëse.

Për çdo pyetje a paqartësi, mund të drejtoheni tek Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al), person kontakti për projektin/marrëveshjen.

Kandidatët do të vlerësohen sipas kësaj skeme vlerësimi (paraqitur më poshtë në gjuhën angleze):

 

7. Criteria used in the selection process (criteria in bold are mandatory, the rest are recommended. Partner institutions can add their own criteria
CRITERIA POINTS
Participants from disadvantaged backgrounds and with fewer opportunities will get 2 points. 1 pt for each inclusion and diversity criterion (max 5)
Mobility programme proposed 20 pts – 5 for each of the 4 sections of the mobility programme
Preference for belonging to a priorised subject area according to Annex I  (marked with*) YES / NO (not applicable)
Preference for having contributed to preparation/establishment of IIA  YES / NO

10 pts

First participation in Erasmus+ 5 pts
Language certificate in the working language 0 – 20 pts accredited accordingly:

 

20 pts – C2 in the CEFR

15 pts– C1 in the CEFR

10 pts – B2 in the CEFR

5 pts – B1 in the CEFR

A 2nd language certificate 0 – 10 pts accredited accordingly:

 

10 pts – C2 in the CEFR

8 pts– C1 in the CEFR

6 pts – B2 in the CEFR

4 pts – B1 in the CEFR

(SENDING INSTITUTION CRITERIA- PLEASE SPECIFY)
Academic merit 30 pts accredited accordingly:

 

20 – full professor

15 – associate professor

10 – doctor of science/philosophy

10 – research activity/publications

Total 100 points

 

Thirrje për mobilitete ne Seville (1)