Aktivitete njoftime Njoftime FSHP

Në datë 18.11.2022 Departamenti i Kujdesit Shëndetësor, Fakulteti i Shëndetit organizoi një aktivitet me karakter edukues.

Në datë 18.11.2022 Departamenti i Kujdesit Shëndetësor, Fakulteti i Shëndetit organizoi një aktivitet me karakter edukues. Keni më poshtë informacionin e plotë të këtij aktiviteti së bashku me disa foto
 
 
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Departamenti i Kujdesit Shëndetësor pranë Fakultetit të Shëndetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe Kryqin e Kuq dega Vlorë, organizoi një aktivitet sensibilizues nën sloganin “Përkujto – Mbështet – Vepro”.
Aktiviteti konsistoi në informimin e studentëve rreth impaktit të aksidenteve rrugore në Shëndet Publik, faktorëve të riskut, trendin e aksidenteve rrugore, reagimin si dhe ndihmën e parë në situata aksidentesh.
Gjatë aktivitetit u simuluan një sërë situatash, ku studentët u njohën më nga afër me dhënien e ndihmës së parë. Gjithashtu u shpërndanë edhe disa fletëpalosje për informimin më të gjerë të qytetareve.