Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë organizoi ditën promocionale për promovim të shëndetit të syve dhe parandalimit të verbërisë që në moshë të herët.
Ne u detyrohemi personave të verbër që ti integrojmë në shoqëri dhe të kenë të drejta të njëjta me personat pa problematika në shikim.
Qëllimi: Në Ditën Botërore të Shkopit të Bardhë” synohet edukimi për verbërinë, të verbërit dhe personat me shikim të dëmtuar që të mund të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të pavarur.
Sensibilizimi i popullatës për të njohur verbërinë dhe format e parandalimit të saj. Themi gjithmonë është më mirë të parandalojmë se të kurojmë.