njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për studentët në Universitetin Masaryk, Brno, Republika Çeke

Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility në Universitetin Masaryk, Brno, Republika Çeke

Në kuadër të Erasmus + International Credit Mobility hapet thirrja per mobilitete studenti drejt Universitetin Masaryk, Brno, Republika Çeke.

Janë të lutur të aplikojnë studentët që studiojnë në programet e studimit në gjuhën angleze, « Bachelor » dhe « Master ».

Numri i mobiliteteve : 2

Periudha : semestri « Pranverë 2023 »

Kohëzgjatja : 5 muaj

Afati i aplikimit : 27 nëntor 2022

Për t’u informuar më shumë rreth kurseve që do të zgjidhni, jeni të lutur të konsultoni me kujdes informacionin në faqen e mëposhtme:

  • Informacion për studentët e UV-së -> Universitetit Masaryk:

https://czs.muni.cz/en/student-from-abroad/international-student-guide/course-catalogue

Të interesuarit DUHET të plotësojnë formularin e aplikimit online si dhe të ngarkojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara në gjuhë angleze.

Ju lutemi, gjeni më poshtë lidhjen për formularin e aplikimit:

  • Formular aplikimi për studentët:

https://isois.ois.muni.cz/cs/incoming-erasmus-icm/application/preApply/?cycleId=872

Përzgjedhja e studentëve do të realizohet nga universiteti pritës.

Për çdo pyetje a paqartësi, mund të drejtoheni tek Prof. As. Armela Panajoti (armela.panajoti@univlora.edu.al), person kontakti për projektin/marrëveshjen.