njoftime

Trajnim me studentët e degëve të Navigacion, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatikë.

Më datë 16.11.2022 në FSHTN janë organizuar trajnime me studentët e viteve të para në degët Navigacion, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatikë. Trajnimet u zhvilluan në ambjentet e Bibliotekës së FSHTN në kuadër të ndihmesë të studenteve se si të aksesojnë në sistemin UVMS dhe adresat zyrtare të UV.
Studentet u informuan rreth Sistemit UVMS si më poshtë:
1. Çfarë është sistemi UVMS.
2. Për çfarë na shërben.
3. Si të logohemi me kredencialet e mara nga sekretaria.
4. Si të plotësojmë të dhënat tona personale.
5. Si të rregjistrojmë lëndet e sezonit.
6. Çfarë është Libreza dhe Transkripti.
Për pjesën e informimit për adresat e email-it zyrtar të UV, Studentët u informuan për kredencialet e email-it (user & pass) dhe si ti aksesojnë ato.