njoftime

Promovim Libri: “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”, i autorit Evarist Beqiri.

Promovim Libri

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Qarku Vlorë, në kuadrin e përkujtimit dhe nderimit të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit Shqiptar, organizojnë promovimin e librit “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”, të autorit Evarist Beqiri.

Ky aktivitet do të zhvillohet në datën 23. 11. 2022, orën 11. 00, në sallën “RILINDJA”, pranë godinës së Rektoratit të UV, Skelë.

Kjo veprimtari promovuese merr përsipër që, përmes kontributit të ri shkencor të studiuesit Evarist Beqiri. të rikujtojë dhe rindriçojë figurën e Ismail Qemalit, ideatorit të shpalljes së Pavarësisë dhe themeluesit dhe drejtuesit të parë të Shtetit Shqiptar. Do të marrin pjesë në këtë aktivitet shumë studiues të fushës, historianë dhe albanologë, profesorë, studentë, qytetarë dhe dashamirës të librit.

Ejani që të përkujtojmë dhe nderojmë së bashku Ismail Qemalin, burrin më të shquar të kombit shqiptar!

UV dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Vlorë Ju mirëpresin të gjithëve!