FTESË PËR TRAJNIM
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, do të organizojë trajnimin me temë:
“Aksesi në Gjykatën Kushtetuese dhe hartimi i ankimit kushtetues individual”
Trajnimi do të zhvillohet më datë 28 Tetor 2022, në orën 09:30 – 13:30 në sallën B 2015, kati i dytë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë.
Në këtë trajnim do të trajtohen këto tema:
- funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
- aksesi në gjykatë;
- këshilla praktike për plotësimin e formularit te kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese;
- këshilla praktike për të bërë një ankim individual;
- cilat janë rastet kur mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një ankim individual;
- si të hartojmë një ankim individual të suksesshëm;
- çfarë duhet të përmbajë domosdoshmërisht ankimi kushtetues.
Ftojmë të gjithë studentët e Departamentit të Drejtësisë të marrin pjesë në këtë trajnim. Pjesëmarrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë studentët e drejtësisë.