Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice ( Pavol Jozef Safarik University in Kosice) në Sllovaki.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice ( Pavol Jozef Safarik University in Kosice) në Sllovaki në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.
Në përfundim të mobilitetit, studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës, por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema “Erasmus +”, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i mobiliteteve për studim: 2 (dy)
Periudha e mobilitetit: 3-5 muaj për semestrin e parë ose të dytë të vitit akademik 2022-2023
Bursa mujore: 800 EUR/muaj
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë i fushës: (023) Languages
- Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) në : “Bachelor në gjuhë angleze”.
- Të jetë student “Master”: “Master profesional në mësuesi për CLAB në lëndën angleze” ose “Master i shkencave në përkthim-interpretim”.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore.
Kritere të tjera shtesë:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes së studentëve:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë UPJS .
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Transkript notash.
- Letër motivimi.
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- bledartoska@yahoo.co.uk
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 05/11/2022.
Më shumë informacion për Universitetin Pavol Jozef Safarik në Kosice:
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin e marrëveshjes, Prof. As. Bledar Toska (bledartoska@yahoo.co.uk)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!