njoftime Projekte

Takim në kuadër të projekit KNOW-HUB

Në kuadër të projektit Know-Hub i financuar nga programi Erasmus + CBHE, me Project Number 610093-EPP-1-2019-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity” u zhvillua në datat 16 me 18 Maj 2022 takimi i rradhës (Bootcamp and Study Visit) në të cilën morrën pjesë anëtarë të grupit të punës. Gjatë aktivitetit u zhvilluan takime të ndryshme ku në fokus kishin implementimin e projektit si dhe vazhdimësinë e tij me aplikime të reja. Paralelisht, vizita u zhvilluan në Qendra Kërkimore dhe Simulatore si dhe laboratore të Universitetit.

Në aktivitet morrë pjesë dhe 12 studentë të Universitetit të Vlorës nga të gjitha Fakultetet. Studentët zhvilluan një vizitë pranë Universitetit për një periudhë 2-javore (16-28 Maj) gjatë së cilës kishin mundësinë të merrnin pjesë në leksione/seminare/workshope të ndryshme si dhe aktivitete të tjera me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të tyre.