Konferenca e 11-të Ndërkombëtare Rinore e ASECU-t dhe Shkolla Verore

njoftime

Konferenca e 11-të Ndërkombëtare Rinore e ASECU-t dhe Shkolla Verore

“Roli i Ekonomisë dhe Menaxhimit Global në Procesin e Transformimit në Zhvillimin e Qendrueshëm”

Fakulteti i Ekonomisë dhe Menaxhimit të Universitetit Sllovak të Bujqësisë në Nitra dhe Bordi i Rinisë ASECU, do të organizojnë konferencën e 11-të ndërkombëtare Rinore dhe Shkollën Verore me tematikë: “Roli i Ekonomisë dhe Menaxhimit Global në Procesin e Transformimit në Zhvillimin e Qendrueshëm”.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë:

  • të angazhohen në raporte dhe prezantime interesante me orientim praktik,
  • të marrin pjesë në seminare me tema përkatëse,
  • të shijojnë përvojën e jashtëzakonshme dhe plot rëndësi 7-ditore në botën e ekonomisë,
  • të përfshihen në kulturën e pjesëmarrësve të tjerë me anë të “Fshatit Global”,
  • të marrë një Certifikatë Frekuentimi (një Certifikatë me kredite ECTS).

Aktiviteti do të mbahet data 4 deri më 10 shtator 2022!

Dorëzimi i aplikimeve është deri më 30 Prill 2022.

Më shumë informacion e gjeni në dokumentin bashkëlidhur, ndërsa për aplikimin referojuni linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdP_Fw1PRPN79mjguKo_YlhN9w9NKsBeSRII40No-CKVA_2hg/viewform