Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA 1 International Credit Mobility në Universitetin e Bergamos (University of Bergamo) në Itali.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Bergamos (University of Bergamo ), Italy në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënieje/trajnimi.
Numri i bursave për mobilitet mësimdhënieje: 1 (një), për (023) Gjuhë e huaj
Numri i bursave për mobilitet trajnimi: 1 (një), për (023) Gjuhë e huaj
Kosto e udhëtimit: 275 Euro
Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Dieta ditore: 160 Euro/ditë
Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë” 2022
Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënieje:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Të jetë i fushës: (023) Gjuhë e huaj.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret për aplikim për trajnim:
- Personel administrativ/ndihmësakademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2).
Kriteret e përzgjedhjes së stafit:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
- Eksperienca në punë.
- Kompetenca e gjuhës së huaj.
- Pjesëmarrje në mobilitete.
Kritere shtesë:
- Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetit të Bergamos.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
- Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
- CV vetjake në gjuhën angleze.
- Çertifikata e gjuhës së huaj (minimumi i kërkuar niveli B2)që vërteton njohjen e gjuhës angleze/italiane (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze/italiane.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Dorëzimi i dokumenteve të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
- bledartoska@yahoo.co.uk ose toska@univlora.edu.al
- international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është data 04/04/2022
Më shumë informacion rreth Universitetit të Bergamos mund ta gjeni në faqen e internetit: https://en.unibg.it/
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatorin akademik të marrëveshjes ndërinstitucionale:
- As. Bledar Toska (bledartoska@yahoo.co.uk ose bledar.toska@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK_ (1)
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN TRAJNIM (2)