njoftime

Ftesë për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Studentëve në Beograd, Serbi

Java Ndërkombëtare e Studentëve ISWiB është një festival studentor i cili tradicionalisht mbahet çdo vit, që nga viti 2006, në qytetin e Beogradit, Serbi me një pjesëmarrje prej mbi 200 të rinjve nga e gjithë bota. Këtë vit, festivali do të mbahet më 18-26 korrik 2022 dhe tema e tij është Zhvillimi i Qëndrueshëm nën sloganin “Kujdesi për të ardhmen tonë” – “#NurtureOurFuture”.

Nëpërmjet punëve në grup, leksioneve interaktive dhe aktiviteteve të ndryshme të hapura, studentët pjesëmarrës do të përfitojnë njohuri të reja, të shkëmbejë ide, nisin projekte të reja si dhe të krijojnë kontakte profesionale me profesorë/ profesionistë të shquar ndërkombëtarë nga sektorë të ndryshëm.

Aplikanti duhet të jetë:

  • Student aktual apo i sapodiplomuar.
  • Nga mosha 18 dhe 30 vjeç
  • Plotësisht i vaksinuar deri në periudhën e Festivalit

Procesi i aplikimit:

  • Plotësimi i formularit të aplikimit online në faqen e internetit: https://iswib.org/apply/
  • Pjesëmarrje në intervistë online

Afati për aplikim: 20 mars 2022, në mesnatë 23:59 CET (Koha Qendrore e Evropës).

Tarifa dhe Shpenzimet:

Tarifa e pjesëmarrjes për studentët e huaj është 165€. Kjo tarifë përfshin akomodimin, ushqimin (3 vakte në ditë), të gjitha shpenzimet e seminarit, certifikatën, një kartë identiteti dhe një bluzë T-shirt. Shpenzimet e udhëtimit si dhe shpenzime të tjera personale duhet të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit.

Për më shumë informacion:

Website: https://iswib.org/

Facebook: https://www.facebook.com/iswib

Bashkohuni me botën e mrekullueshme të #ISWiB2022 dhe bëhu pjesë e kësaj familje të madhe!

ISWiB (1)