Bursa Erasmus + mësimdhënie/ trajnim në Universitetin Ondokuz Mayis (Ondokuz Mayis University) në Turqi

njoftime Thirrje

Thirrje për mobilitete mësimdhënie/ trajnim në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA International Credit Mobility në Universitetin Ondokuz Mayis (Ondokuz Mayis University) në Turqi.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim në Universitetin Ondokuz Mayis në Turqi. në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA107, fton stafin e UV-së të aplikojë për mobilitet mësimdhënie/trajnim.

Numri i bursave për staf akademik (mësimdhënie / trajnim): 7

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Dieta ditore: 140 Euro/ditë

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti është për një periudhë 5 ditore, përfshirë 2 ditë  udhëtimi përgjatë vitit akademik 2021-2022.

Kriteret për aplikim për staf akademik (mësimdhënie/ trajnim):

Kriteret e përzgjedhjes së stafit:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas fushave të mëposhtme:

  • Arritja akademike (Titulli akademik/ Grada shkencore).
  • Eksperienca në punë.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.

Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë Universitetin Ondokuz Mayis.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • CV vetjake në gjuhën angleze.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës angleze (minimumi i kërkuar niveli B2). Përjashtim: stafi me diplomë universitare në gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtëme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën elektronike international@univlora.edu.al.
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është data  18/02/2022.

Më shumë informacion rreth Universitetin Ondokuz Mayis mund ta gjeni në faqen e internetit: https://www.omu.edu.tr/tr

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

Formular aplikimi staf akademik (1) (1)