Ftohen të gjithë të interesuarit:
-studentë të Universitetit “Ismail Qemali” që studiojnë në programet “Master” në fusha me drejtime në shkencat humane (kryesisht gjuhë, letërsi, edukim);
– mësues të gjuhës së huaj, të gjuhës shqipe;
– të tjerë të interesuar, të cilët kanë përfunduar së paku studimet “Bachelor” në një nga drejtimet e sipërcituara,
të aplikojnë për të ndjekur modulin Jean Monnet “Foreign Language Teaching in and for European Contexts”, i cili zbatohet për herë të dytë në semestrin “Pranverë 2022” me mbështetjen e programit Erasmus + të Bashkimit Evropian.
Moduli, me natyrë ndërdisiplinare, do të realizohet në formën e një kursi prej 60 orësh seminari të ndara në tre module më të vogla të integruara:
– European language education policies and teacher education (16 orë);
– Language Competence: European Framework, Reference and Indicator (20 orë);
– 21st-century perspectives of FLT in multilingual Europe (24 orë).
Ai do të ofrohet në dy gjuhë: angleze dhe italiane dhe do të jepet nga profesorë vendas dhe të huaj.
Të interesuarit janë të lutur të plotësojnë formularin e aplikimit duke klikuar në këtë lidhje https://forms.gle/
Aplikimet do të jenë hapura deri në 1 mars 2022.
Kandidatët fitues do të përzgjidhen nga lektorët e modulit dhe do të njoftohen brenda datës 6 mars 2022 përmes emailit.
Për këtë vit akademik moduli do të zbatohet në mënyrë të kombinuar, online përmes platformës Google classroom në kombinim me aplikacionin Google Meet, si dhe me prani fizike. Në përfundim të modulit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikate pjesëmarrjeje.
Studentët që studiojnë në programet “Master profesional” në fushën e mësuesisë që ofrohen nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja do ta marrin këtë kurs si pjesë të programit të tyre të studimit pa qenë e nevojshme të kryejnë aplikimin e mësipërm.
Për më shumë informacion, https://sites.google.com/