Info day në kuadër të projektit Know-Hub

njoftime Projekte

 Në vijim të punës për implementimin e projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity – Lidhja e universiteteve dhe partnere te trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse – KnowHub”, me Project Number 610093-EPP-1-2019-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP, në datën 02 Shkurt pranë Biblotekës së Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrës u zhvillua takimi i grupit të punës me biznese/industri të cilat operojnë në zonën e Vlorës. Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe informimi i bizneseve/industrive mbi 3 mini projektet të cilat do të implementohen në kuadër të projektit Know-Hub. Kjo Ditë Informuese (Info Day) u zhvillua në zbatim të paketës së punës numër katër dhe Deliverable 4.2: “Pilot projects with enterprises”. Në aktivitet përshëndeti Zv. Rektori për anën Akademik Prof. Asoc. Frosina Londo. Pjesmarrës në aktivitet ishin biznese nga fusha të ndryshme përfshirë këtu fushat e shëndetësisë, inxhinjerisë, detarisë, hotelerisë-turizmit etj. Gjatë takimit pedagogë të grupit të punës së projektit Know-Hub prezantuan secilin nga mini-projektet që do të implementohet si dhe ftuan pjesmarrësit të japin idetë/propozimet e tyre për projekte të reja.


Info Day in the context of Know-Hub project

In the context of the implementation of the project “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity”, with Project Number 610093-EPP-1-2019 -1-AT-EPPKA2-CBHE-JP, on February 2nd a meeting of the working group with businesses / industries operating in the Vlora area was held at the Library of the Faculty of Technical and Natural Sciences. The purpose of the meeting was to discuss and inform businesses / industries on the 3 mini projects which will be implemented within the Know-Hub project. This Info Day was organized in the context of work package number four and Deliverable 4.2: “Pilot projects with enterprises”. The event was greeted by Vice-Rector for the Academic issues Assoc. Prof. Frosina Londo. Participants in the activity were businesses from various fields including the fields of health, engineering, maritime, hospitality and tourism etc. During the meeting, members of the Know-Hub project working group presented the mini-projects that will be implemented and invited participants to give their ideas / proposals for new projects.