njoftime Thirrje

Ftesë për aplikim në programin e bursave TOM Fellowship

Jeni kreativ dhe të pasionuar pas teknologjisë?

Bashkohuni me Programin 9-mujor TOM Fellowship, një Program Ndërkombëtar i Lidershipit i krijuar për të fuqizuar studentët në mbarë botën të mësojnë dhe aplikojnë teknologjinë inovative për të zgjidhur sfidat dhe problemet në komunitetin e tyre.

Programi i bursave TOM është një iniciativë e Tikkun Olam Makers – një rrjet global komunitetesh të dedikuara për përmirësimin e jetës së njerëzve duke e bërë teknologjinë më të përballueshme dhe të aksesueshme për të gjithë.

Kush mund të aplikojë:

Studentë të rregjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve apo maturantë aktualë në shkollën e mesme. Aplikantët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze. Fushat e preferuara të studimit përfshijnë, por pa u kufizuar: Inxhinieri, Dizajn/Projektim, Terapi Fizike dhe Profesionale, Shkenca Kognitive, Mjekësia dhe Infermieria.

Bëhu pjesë e Programit TOM! Bëhu promotor i ndryshimit!

Aplikoni duke plotësuar formularin online në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScFtL3mamUYFt7xc5uwXOgRRWnlLcUOiXWH-z1qVUOIrf9V4A/viewform

Për pyetje të mundshme mos hezitoni të kontaktoni: maayan@tomglobal.org

Abraham Accords Open Innovation Challenge – concpet paper

TOM Fellowship Program Flyer (1)