conference njoftime

Zhvillohet konferenca “Third International Conference on New Research and Advances on Computer Science and Information Technology (NRA – CSIT)”.

Më datë 17-18 Dhjetor 2021, u zhvillua konferenca “Third International
Conference on New Research and Advances on Computer Science and
Information Technology (NRA – CSIT)”.

Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Shkëncave Kompjuterike në
bashkëpunim me Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave
Teknike dhe Natyrore, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.

Qëllimi i konferencës për të mbledhur së bashku kërkues, pedagoge dhe
studentë, duke sjellë punime shkencore në fushën e Shkencave
Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit, u realizua me sukses.
Të ftuar në ceremoninë e hapjes rektori i Universitetit “Ismail Qemali”
Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike
dhe Natyrore Prof. Asoc. Hajdar Kicaj, I ftuar i nderit Prof. Asoc. Endri
Xhina përshëndetën dhe uruan punimet e konferencës.

Fokusi i kësaj konference qëndron në kërkimet dhe zhvillimet e reja në
fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit të
cilat tashmë janë integrale e çdo aspekti të jetës shoqërore dhe sociale.

Jemi në një epokë të re, në të cilën kërkimet në këtë fushë
janë zhvendosur nga zhvillimi i teknologjisë në aplikacionet e saj në
fusha të tjera.