njoftim punesim

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 155, datë 21.12.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

 1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, i kategorisë “lektorë” dhe 2(dy) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, të kategorisë “asistent-lektorë” në fushën e financës  dhe kontabilitetit, pranë Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, në Fakultetin e Ekonomisë, për vitin akademik 2021-2022.

 Përshkrimi i vendit të punës

  1. Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet, do të angazhohet në mësimdhënie në programet e studimit Bachelor, në fushën e financës dhe kontabilitetit.
  2. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  3. Mbështetje për nevojat e Departamentit

Njoftimi i plote

Formulari i aplikimit