Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 155, datë 21.12.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, i kategorisë “lektorë” dhe 2(dy) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, të kategorisë “asistent-lektorë” në fushën e financës dhe kontabilitetit, pranë Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, në Fakultetin e Ekonomisë, për vitin akademik 2021-2022.
Përshkrimi i vendit të punës
- Personeli akademik me kohë të pjesshme që do të punësohet, do të angazhohet në mësimdhënie në programet e studimit Bachelor, në fushën e financës dhe kontabilitetit.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit