Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 156, datë 21.12.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme, pranë Departamentit të Biznesit, Fakulteti i Ekonomisë, për mbulimin e lëndëve të manaxhimit që zhvillohen në programin e ciklit të dytë Master Profesional në “Administrim Publik” dhe programin e ciklit të dytë Master Profesional në “Sipërmarrje në Turizëm”.