Universiteti i Vjenës organizon çdo vit një shkollë verore ndërkombëtare për studentë dhe akademikë nga e gjithë bota në Strobl, në liqenin Wolfgang. “Univie: shkolla verore për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare 2022” do të mbahet nga data 16 korrik deri më 13 gusht 2022.
Programi katërjavor ofron kurse cilësore të Austrian Arbitration Academy paradite dhe kurse gjermane pasdite. Kurset e Studimeve Evropiane mbahen në gjuhën angleze dhe trajtojnë aspektet politike, ekonomike, ligjore, historike dhe kulturore të zhvillimit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. Austrian Arbitration Academy merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes gjykatave të arbitrazhit.
Për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor, gama e kurseve në Shkollën Verore është padyshim me interes për studentët nga të gjitha fushat e studimit. Me interes të veçantë, megjithatë, për studentët që fokusohen në Evropë ose në një nga fushat e mëposhtme të studimit në studimet e tyre: studime evropiane, shkenca politike, drejtësi (e drejta ndërkombëtare, e drejta evropiane), ekonomi, histori, studime kulturore, marrëdhënie ndërkombëtare, studimet ndërdisiplinore dhe gjermanisht.
Studentë nga e gjithë bota zgjedhin shkollën verore jo vetëm për shkak të reputacionit të saj të jashtëzakonshëm akademik dhe mundësive të shkëlqyera për të studiuar gjuhën gjermane, por edhe për shkak të vendndodhjes, direkt në brigjet e liqenit Wolfgang në Salzkammergut.
Jeta në kampus krijon një atmosferë në të cilën inkurajohet shkëmbimi ndërkulturor dhe social dhe nxitet mirëkuptimi i ndërsjellë brenda komunitetit ndërkombëtar të studentëve. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të zgjerojnë horizontet e tyre, të takojnë kolegë nga fusha të tjera studimi, të krijojnë miqësi për jetën dhe të krijojnë lidhje për karrieren e tyre të ardhshme profesionale.
Broshuren informative si edhe formularin e aplikimit e gjeni bashkelidhur.
Informacione të mëtejshme rreth kolegjit veror dhe shkollës verore 2022 mund të gjenden në faqen e internetit në: http://shs.univie.ac.at
SHS_SummerSchool_ApplicationForm_2022
SHS_Summer School 2022 Brochure