njoftime Thirrje

Thirrje per pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar Studentor në Universitetin Maltepe

Shkencat Humane dhe Sociale pranë Universitetit Maltepe në Turqi ftojnë studentët e ciklit të I dhe të II si dhe studentë të diplomuar për të dërguar abstraktet e tyre për Kongresin e 9-të Ndërkombëtar Studentor nën titullin “Kongresi Ndërkombëtar Studentor i Universitetit Maltepe për Shkenca Humane dhe Shkenca Sociale (HUMSOS)” i cili do të mbahet online më 02 -04 qershor 2022.

Që prej vitit 2013, Kongresi Ndërkombëtar Studentor i Universitetit Maltepe ka pritur studentë nga e gjithë bota duke u dhënë atyre mundësinë për të shprehur dhe shkëmbyer ide kërkimore mbi një sërë çështjesh të rëndësishme në fushat e tyre përkatëse të studimit.

Tema kryesore e kongresit për vitin 2022 do të jetë “Drejt Shoqërive të Qëndrueshme: Perspektiva dhe Retrospektiva”. Ftohen të marrin pjesë studentë nga e gjithë bota në fushat e shkencave sociale, humane, drejtësisë dhe edukimit për të paraqitur punët e tyre individuale (deri në 2 punime), produkte mediatike (audio / video) apo postera të ndryshme.

Për detaje mbi temat që do të trajtohen, përgatitjet e abstraktit dhe datat e dorëzimit ju lutem shfletoni dokumentin bashkëlidhur si dhe vizitoni faqen e internetit https://www.maltepe.edu.tr/muisc2022/

 

MALTEPEUNIVERSITYINTERNATIONALSTUDENTSCONGRESS2022 (1) (1)