njoftime Thirrje

Aplikimet për Programin Global UGRAD 2021-2022 janë hapur!

Ambasada e ShBA ka hapur thirrjen për aplikime për programin Global UGrad.

Studentët duhet të jenë duke ndjekur studimet në:

  • vitin I-II të progamit Bachelor për progamet 3-vjeçare
  • vitin I-VI të programeve të integruara 5-vjeçare ,Drejtësi

Aplikimet për Programin Global UGRAD 2021-2022 janë hapur!

Afati i Aplikimit: 6 janar 2022

Global i Shkëmbimit Undergraduate (Global UGRAD)  është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe synon të rekrutojë pjesëmarrës nga prejardhje të nënpërfaqësuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të tjera për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Programi Global UGRAD ofron bursë për një semestër të studimeve akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim, për të rinj nga grupe të ndryshme, studentë me potencial në lidership. Aplikantët e suksesshëm do të kenë një ekspozim në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA, si dhe mundësi për të rritur aftësitë e tyre profesionale. Programi është mjaft konkurrues dhe i bazuar në merita. Finalistët do të zgjidhen në bazë në arritjeve akademike, potencialin e tyre në lidership dhe gatishmërinë e tyre për studim në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë pjesëmarrësit do të regjistrohen në lëndët e nivelit bachelor me kohë të plotë, të zgjedhura nga programi mësimor ekzistues i institucionit të tyre pritës. Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin një lëndë në studime amerikane me 3 kredite për një kuptim më të mirë të Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit do të jetojnë në mjediset e strehimit në kampus me studëntë amerikanë dhe do të kërkohet të marrin pjesë në njëzet orë shërbim komunitar. Ish-pjesëmarrësit në Global UGRAD shpesh vazhdojnë të përfitojnë nga programi Fulbright, të bëjnë praktika prestigjioze ndërkombëtare dhe të punojnë në biznese dhe qeveritë në vendin e tyre të lindjes.

Te interesuait duhet te aplikojne on-line duke klikuar ne linkun ugrad_student_application_2022 (webportalapp.com).

Per pyetje dhe informacione te tjera te interesuarit mund te na kontaktojne me email CultureandEducationTirana@state.gov

Informacioni I plote eshte I postuar ne faqen web te Ambasades se SHBA https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/2016-2017-global-ugrad-student-application/