njoftime Thirrje

Qeveria e Hungarisë ka shpallur programin e bursave shtetërore

Ju bëjmë me dije se Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus, për vitin akademik 2022-2023, ka shpallur programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë.

 Theksojmë se të gjithë kandidatët duhet të aplikojnë ONLINE në faqen e Fondacionit TEMPUS apply.stipendiumhungaricum.hu deri në datën 15 janar 2022 (afati fundit). Përveç kësaj, kandidatët duhet të dorëzojnë detyrimisht nëpërmjet postës në adresë të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të gjithë dokumentet e ngarkuara në sistemin online sipas kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Publik Tempus deri në datën 28 janar 2022 (afati i fundit).

PhD_Call_for_Applications_2022_2023_final

BA_MA_OTM_Call_for_Applications_2022_2023_final

SH-00920-001_2021 – Albánia – Ministry of Education and Sport of Albania – Tájékoztatás – Tájékoztatás a 2022_2023-as pályázati felhívásról