njoftime Thirrje

BURSA STUDIMI NË UNIVERSITETIN MOHAMED BIN ZAYED TË INTEGJENCËS ARTIFICIALE NË ABU DHABI VITI AKADEMIK 2021-2022

Nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi jemi informuar mbi ofrimin e bursave të studimit për studentët e ekselencës, për studime pas universitare master dhe doktoraturë, në Universitetin Mohamed bin Zayes të Inteligjencës Artificiale (MBZUAI).
Ky universitet është themeluar në vitin 2019 dhe ofron programe në fushën e Inteligjencës Artificiale për studentët vendas dhe ndërkombëtar. Themelimi i “MBZUAI” është pjesë e strategjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për Inteligjencën Artificiale 2031.
Procesi i përzgjedhjes së studentëve ndjek një procedurë tepër rigoroze, ku standard është merita dhe njohuritë. Në momentin e pranimit prej palës pritëse studentit i ofrohet bursë e plotë pranimi,e cila përfshin:

  • akomodimin;
  • biletat vjetore të udhëtimit;
  • sigurimin shëndetësor;
  • pagesën mujore monetare në vlerën 8000 derhem (2000 euro) për nivelin master dhe 10000 derhem (2500 euro) për nivelin doktoraturë.

Vlen për t’u theksuar se, në momentin që studenti fiton të drejtën e kësaj burse bashkë me të lind edhe detyrimi i kthimit në atdhe në momentin e përfundimit të saj, çdo shkelje e këtij detyrimi sjell sanksione tek individët.

Detaje të tjera në lidhje me universitetin i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://mbzuai.ac.ae/

njoftim-web_Mohamed-Bin-Zayed_Abu-Dhani_26.10.2021