Aktivitete njoftime

Dita Ndërkombëtare e Diabetit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë me Koordinatore Dr.Denada Selfo në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore me Koordinatore Dr. Glodiana Sinanaj dhe Departamentin e Kujdesit me Koordinatore Dr. Rezarta Lalo, organizuan aktivitetin promocional me temë: “Depistimi i komunitetit të qytetit të Vlorës në lidhje me  hipertensionin dhe hipergliceminë”. Në aktivitet u bënë matje të glicemisë dhe tensionit arterial si dhe  njohja e komunitetit me shenjat , mjekimin dhe parandalimin e këtyre patologjive. Falënderim për studentët e Infermierisë që ju bashkuan kësaj nisme dhe kontribuan në realizimin e aktivitetit.

Qëllimi i ketij aktiviteti ishte  sensibilizimi dhe informimi i komunitetit,  për rritjen e njohurive mbi diabetin, hipertensionin  dhe jo vetëm, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së njerëzve me diabet dhe atyre në rrezik.