njoftime Thirrje

Bursa Erasmus + për mobilitete studimi në  Universitetin  Jan Kohanovski në Kielce (Jan Kochanowski University in Kielce), Poloni

Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1 International Credit Mobility në  Universitetin  Jan Kohanovski në Kielce (Jan Kochanowski University in Kielce), Poloni.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Jan Kohanovski në Kielce në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA107, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.

Në përfundim të mobilitetit, studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema “Erasmus +”, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i mobiliteteve për studim: 2 (dy) 

Periudha e mobilitetit: Semestri “Pranverë 2022”

Kosto e udhëtimit: 275 Euro

Distanca përllogaritet në bazë të largësisë referuar linkut         https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Bursa mujore: 800 EUR/muaj

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze” (përjashtohen studentët e vitit të parë).
  • Të jetë student në programet e studimit “Master profesional në mësuesi për CLAB në gjuhë angleze” dhe “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”.

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’ sipas fushave të mëposhtme:

Merita akademike.

  • Kompetenca gjuhësore.
  • Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Në rastet kur mungojnë aplikime për çdo program studimi bursat e mbetura do të shpërndahen mes aplikantëve duke respektuar meritën akademike.

Procedura e përzgjedhjes së studentëve:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Studentët fitues do të njoftohen prej SPMJ në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. UV përcjell listën e studentëve të nominuar pranë UJK.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues (pasaportë).
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi.
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

armela.panajoti@univlora.edu.al

  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, kati I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 12/11/2021.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës Jan Kohanovski në Kielce do të gjeni në linkun: https://ujk.edu.pl/

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kredite të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR STUDENT UJK (1)