njoftime Projekte

Takim pune për projektin KnowHub

Në vijim të punës për implementimin e projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity – Lidhja e universiteteve dhe partnere te trete për të nxitur inovacionin rajonal dhe veprimtarinë sipërmarrëse – KnowHub”, me Project Number 610093-EPP-1-2019-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP, në datën 19 Tetor pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrës u zhvillua takimi i rradhës i  grupit të punës.

Gjatë takimit u diskutuan puna e zhvilluar, implementimi i aktiviteteve pas takimit në Graz të Austrisë si dhe hapat e mëtejshme.

Paralelisht, u diskutuan dhe u dakordësuan 3 mini-projektet që do të implementohen gjatë vitit të fundit të projektit si dhe personat përgjegjëse për secilin nga ato.

Grupi i punës vendosi që të zhvilloj një takim tjetër gjatë periudhës në vijim për të vlersuar arritjen e objektivave specifike të projektit.