Takim pune i Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Rektorin e Hellenic Mediterranean University

njoftime

Në datën 13 Tetor 2021, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë (UV) Prof. Dr. Roland Zisi zhvilloi një takim pune me Rektorin e Hellenic Mediterranean University (HMU) Prof. Nikolaos Katsarakis.

Fillimisht Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi informoi Prof. Katsarakis mbi Universitetin e Vlorës, programet e studimit, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të UV-së me Universitetet Greke.

Nga ana e tij, Prof. Katsaraki prezantoi HMU-n duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Universitetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Prof. Zisi dhe Prof. Katsarakis diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit midis dy Universiteteve dhe dakordësuan në nënshkrimin e një marrëveshje mirëkuptimi brenda muajt nëntor. Paralelisht, me kërkesë të Rektorit të UV, u dakordësua për aplikimin e dy masterave të përbashkëta, një në fushën e Inxhinjerisë dhe një në fushën e Shëndetit. Procedurat për aplikimin në Ministritë përkatëse të Arsimit do të fillojn në vitin 2022 duke caktuar si afat përfundimtar muajn Maj për dorëzimin e dokumentacionit dhe aplikimeve.

Paralelisht, Prof. Zisi dhe Prof. Katsarakis ranë dakort për pjesmarrjen e pedagogëve të Departamentit të Informatikës në një Shkollë Verore e cila do të organizohet nga Hellenic Mediterranean University.

Në fund të takimit, Rektori i UV Prof. Dr. Roland Zisi ftoi Prof. Katsarakis në Vlorë i cili e pranoi me kënaqsi ftesën.