njoftime Projekte

Trajnim në kuadër të projektit Know-Hub

Në kuadër të projektit Know-Hub i financuar nga programi Erasmus + CBHE, me Project Number 610093-EPP-1-2019-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity” u zhvillua në data 13 me 17 Shtatotr në Graz të Austisë trajnimi i rradhës (EntreEdu training for Academic staff).

Gjatë takimit 25 profesorë nga 5 universitete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor morrën pjesë.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe aftësive për implementimin e misionit të tretë të Universiteteve partnere.

Paralelisht, vizita të ndryshme u zhvilluan në laboratore të Universitetit të Shkencave të Aplikuara FH Joanneuam (FHJ).

Gjatë ditëve të trajnimit, u mbajt dhe një takim me titull “Know-how transfer between Styria and the Western Balkans” në të cilën morri pjesë dhe Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z. Roland Bimo.