njoftime Thirrje

Thirrja e 2të për profesorë për vitin akademik 2021-2022 nga Universiteti Torinos

Universiteti i Torinos shpall thirrjen e dytë për 2 (dy) vende të lira për profesorë vizitorë nga vendet e BE-së dhe ato jo të BE-së për vitin akademik 2021/2022.

Kjo thirrje nxit profesorët vizitorë ndërkombëtar në të gjitha fushat shkencore të interesuar për ligjërimin e kurseve zyrtare në nivelin Bachelor (diplomë universitare) dhe Master (diplomë pasuniversitare).

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 1 Tetor 2021, ora 11:00.

Procedura online realizohet duke plotësuar formularin në linkun:

https://www.uniquest.unito.it/index.php/774517?lang=en

Më shumë informacion mbi thirrjen gjendet në linkun:

https://en.unito.it/international-relations/teachers-and-researchers-mobility/visiting-professors

Gjithashtu, për informacione shtesë mund të kontaktoni:

visitingprofessor@unito.it