GARANTO SUKSESIN TËND!
Apliko tani për programe të dyta studimi!
Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë deri në datën 18.10.2021
Të interesuarit duhet të paraqiten personalisht, ose nëpermjet personit të autorizuar prej tyre, për të dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:
- Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë . Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me orjginialin, ose, në mungësë të saj, të një dokumenti tjetër zytar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës.
- Listë notash origjinale e ciklit të parë të studimeve.
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njëhsuar me origjinalin(noterizuar),e konfirmuar nga (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar Shkollen e Mesme para vendimit nr.876, dt.03.11.2010 paraqesin Deftesën e Pjekurisë (origjinal ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA).Nëse nuk ka ka dëftesë pjekurie paraqet dublikatë të lëshuar nga Drejtoria e Shkolles së Mesme e konfirmuar nga DAR/ZA, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
- Formular aplikimi (sipas formatit të Shtojcës nr. 6, udhëzim nr. 17, datë 30.07.2019, I Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë)
- Fotokopje dokumenti identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë)
- Dy fotografi
Kriteret e pranimit pë vitin akademik 2021 – 2022 i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
FAKULTETI I EKONOMISË
Departamenti i Biznesit
Master Profesional: – Administrim Publik – Sipërmarrje në Turizëm, – Marketing Master Shkencor: – Administrim Biznesi |
Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
Master Profesional: – Financë – Kontabilitet Master Shkencor – Financë – Pasuri të Paluajtshme |
Departamenti i Ekonomiksit
Master Profesional: – Ekonomiks në Sipërmarrje Master Shkencor: – Ekonomiks |
FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK
Departamenti i Infermierisë
Master Profesional: – Infermieri Patologjike – Infermieri Kirurgjikale Master i Shkencave: – në Shkenca Infermierore |
Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
Master Profesional: – Infermieri Pediatrike
|
FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE
Departamenti i Drejtësisë
Master Profesional: – E Drejtë Penale – Shkenca Administrative Master Shkencor: – Marrëdhënie Ndërkombëtare |
Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Master Shkencor: – Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
|
Departamenti i Edukimit
Master Profesional: – Cikli Fillor me Profil Minor në Ciklin Parashkollor
Master Shkencor: – Edukim -Pedagogji e Specializuar Sociale |
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Master Profesional: – Mësuesi në Gjuhën Italiane – Mësuesi në Gjuhën Angleze Master Shkencor: – Përkthim dhe Interpretim |
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare
Master Profesional: – Operacione Industriale/Navale Master Shkencor: – Inxhinieri Navale
|
Departamenti i Shkencave Detare
Master Profesional: – Studime të Avancuara Detare
|
Departamenti i Fizikës
Master Profesional: – Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në lëndët Matematikë – Fizikë Master Shkencor: – Fizikë |
Departamenti i Biologjisë
Master Profesional: – Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji, me Profil Minor në Kimi Master Shkencor: – Biologji Mjedisore |
Departamenti i Matematikës
Master Profesional: – Matematikë Master Shkencor: – Matematikë – Matematikë-Financë – Aktuaristikë Doktoraturë në Matematikë |
Departamenti i Shkencave Kompjuterike
Master Profesional: – Mësues Informatike për Shkollën e Mesme Master Shkencor: – Shkenca Kompjuterike
|
Departamenti i Kimisë
Master Profesional: – Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët Master Shkencor: – Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë
|