njoftime seminare

Regjistrimet në gjuhën dhe kulturën kineze në Institutit Konfuci-UT

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë Centre for Language Education and Cooperation (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e interesuar të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:

  • Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
  • Kursi për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës është falas dhe tarifë minimale semestrale për të interesuarit e tjerë.
  • Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës, për të gjithë.

Më poshtë do të gjeni dhe njoftimin për publikim dhe gjithashtu dhe linkun për regjistrim.

Regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2021-2022 (Semestri i parë)

Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2021-2022 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 01/09/2021- 10/10/2021 hapen regjistrimet (në auditor ose online, sipas udhëzimeve në vijim nga UT dhe MASR). Kurset nisin pas datës 17/10/2021. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni këtu: https://docs.google.com/forms/d/1TV-J-X8tur10Hk3ROuv4elyX5JbYBHPLDudnY9YePx0/edit

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Regjistrimet sem I (2021-2022) (1)