njoftime

[:sq]Një kontribut i ri shkencor i PhD. Gjergji Semini (Kirurg–Urolog–Androlog), pedagog i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor, i Fakultetit të Shëndetit, në UV.[:]

[:sq]Në koherencë me objektivin strategjik të ndërkombëtarizimit të institucionit, pedagogët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, po kontribojnë çdo ditë e më shumë në fushën e projekteve të zhvillimit dhe kërkimit shkencor të financuara nga BE si dhe në lëmin e kontributeve studimore me rrezatim ndërkombëtar. Në këtë kontekst, prej vitesh anëtarët e personelit akademik të UV, kanë krijuar traditë pozitive në  prezantimin e kërkimeve shkencore përtej kufijve të vendit, në aktivitetet shkencore europiane e më tej.

Një kontribut të tillë për UV sjell së fundi phd. Gjergji Semini, pedagog i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, në Fakultetin e Shëndetit. Në Kongresin e 36-të Europian të Urologjisë i cili u mbajt nga 8 deri më 12 Korrik 2021, ai prezantoi studimin e tij të fundit me temë: “Kërcënim viral ndaj infertilitetit mashkullor. Efektet dhe rreziqet e infeksioneve virale në spermë”, (Viral menace to male infertility, Effects and risks of viral infections on the sperm).

Ky studimi i tij, i kryer pas një pune një vjeçare në trajtimin dhe studimin e rasteve klinike, tërhoqi vëmendjen dhe u vlerësua maksimalisht, në këtë kongres, duke u përzgjedhur të publikohet në revistën prestigjioze (të kongresit): “European Urology Today”, në të cilën editohen artikujt më koherent.

Studimi i fundit “Viral menace to male infertility, Effects and risks of viral infections on the sperm” i phd. Gjergji Semini, pedagog i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, në Fakultetin e Shëndetit të UV ishte një ndër 4 temat që u përzgjodhën për t’u referuar në Kongresin e 36-të Europian të Urologjisë

Phd. Gjergji Semini (Kirurg–Urolog–Androlog), pedagog i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, i Fakultetit të Shëndetit, në UV është anëtar i Bordit Organizativ Drejtues i Urologjisë Europiane i cili aktualisht është forumi akademik më i rëndësishëm për këtë fushë studimi dhe ka për President, prof. Helmut Haas (Gjermani), Zv. President  prof. Fotios Dimitriadis (Greqi), dhe anëtarë: PhD Gjergji Semini (Albania), Aleksandër Khelaia (Gjeorgji) dhe S. Haensel (Holandë).

Objekt i punës së Bordit Organizativ Drejtues të Urologjisë Europiane, forum në të cilin kontribuon edhe pedagogu i UV, phd. Gjergji Semini, është ndërtimi i rrjetit europian të shkëmbimit të kërkimeve dhe të rejave të fundit në fushën e urologjisë,  përzgjedhja e temave dhe kontributeve shkencore përkatëse,  përzgjedhja e referuesve, koordinimi i kontributeve akademike, paraqitja e tyre në Konferencat Shkencore Ndërkombëtare të radhës, përzgjedhja e vendeve ku do të organizohen ato, si dhe përzgjedhja e lektorëve nga të gjitha vendet e Europës për tematikat shkencore të miratuara.

Pedagogu i departamentit të Kujdesit Shëndetësor, phd. Gjergj Semini, (Kirurg–Urolog– Androlog), është gjithashtu anëtar i Bordit Drejtues të Andrologjisë Europiane dhe qysh prej vitit 2019 e në vijim është anëtar i Bordit Drejtues të Andrologjisë Euro – Aziatike. Ndërsa prej vitit 2019 e në vijim, është anëtar i Urdhërit të Mjekut “ANGLES”, në Britaninë e Madhe. Ai është specializuar në Spitalin Universitar Kolegjial të Londrës për Andrologji dhe Urologji Rikonstruktive.

Linku i publikimit: https://issuu.com/uroweb/docs/eut_eau21_congress_edition_2021

[:]