njoftime

[:sq]Mundësi intershipi në Gjykatën e Apelit, Vlorë për studentët e UV- “Sekretar Gjyqësor”- “IT” [:]

[:sq]Gjykata e Apelit, Vlorë dhe UV njoftojnë studentët e programeve të studimit “Drejtësi” dhe “Shkenca kompjuterike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, për çeljen e dy programeve intership për punësim të përkohshëm nga 4 deri në 6 muaj, në Gjykaten e Apelit, Vlorë.

Gjeni me poshtë njoftimin e Gjukatës së Apelit, Vlorë dhe informacionin që ju orienton për keto intershipe:

1. NJOFTIM

Mbi hapjen e programit intership për pozicionin “Sekretar Gjyqësor”, Periudha 4 Muaj (6 orë/ditë – pa pagesë). Gjykata e Apelit Vlorë, ofron mundësi intership-i për këdo që është i interesuar të ketë një eksperiencë pune pranë këtij institucioni në pozicionin e sekretarit gjyqësor.

Kandidati duhet të përmbushë kriteret, si më poshtë vijon:

  1. Të jetë diplomuar në drejtësi, të paktën në nivelin “Bachelor”;
  2. Të ketë njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  3. Të ketë shpejtësi përdorimi të tastierës së kompjuterit;
  4. Kanë përparësi aplikantët me përvojë profesionale si jurist në funksione publike në administrata të tjera.

Dokumentacioni dhe Afati i Dorëzimit

  1. Curriculum Vitae;
  2. Diplomë dhe listë notash (të noterizuara);
  3. Letër motivimi;
  4. Kartë identiteti (fotokopje);
  5. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin pranë Gjykatës së Apelit Vlorë jo më vonë se data 05.09. 2021.

Vetëm aplikantët që kualifikohen për fazën e intervistës do të kontaktohen. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testimit lidhur me aftësitë kompjuterike në programin Microsoft Office Word dhe të shpejtësisë së përdorimit të tastierës. Në përfundim do të përzgjidhen deri në 15 (pesëmbëdhjëtë) kandidatë të përshtatshëm për të kryer praktikë profesionale (pa pagesë) pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kandidatët të cilët përfundojnë praktikën katër mujore do të pajisen me çertificatë.

 

KËSHILLI I GJYKATËS

KRYETARE

ILIBA BEZATI

 

2. NJOFTIM 

Mbi hapjen e programit intership për pozicionin “IT”, Periudha 4 Muaj (6 orë/ditë – pa pagesë)

Gjykata e Apelit Vlorë, ofron mundësi intership-i për këdo që është i interesuar të ketë një eksperiencë pune pranë këtij institucioni në pozicionin e sekretarit gjyqësor.

Kandidati duhet të përmbushë kriteret, si më poshtë vijon:

  1. Të jetë diplomuar në drejtësi, të paktën në nivelin “Bachelor”;
  2. Të ketë njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office;
  3. Të ketë shpejtësi përdorimi të tastierës së kompjuterit;
  4. Kanë përparësi aplikantët me përvojë profesionale si jurist në funksione publike në
  5. administrata të tjera

Dokumentacioni dhe Afati i Dorëzimit:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Diplomë dhe listë notash (të noterizuara);
  3. Letër motivimi;
  4. Kartë identiteti (fotokopje);
  5. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin pranë Gjykatës së Apelit Vlorë jo më vonë se data 05.09. 2021.

Vetëm aplikantët që kualifikohen për fazën e intervistës do të kontaktohen. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testimit lidhur me aftësitë kompjuterike në programin Microsoft Office Word dhe të shpejtësisë së përdorimit të tastierës.  Në përfundim do të përzgjidhen deri në 15 (pesëmbëdhjëtë) kandidatë të përshtatshëm për të kryer praktikë profesionale (pa pagesë) pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Kandidatët të cilët përfundojnë praktikën katër mujore do të pajisen me çertifikatë.

                                          KËSHILLI I GJYKATËS 

                                      KRYETARE ILIBA BEZATI 

 

 

 [:]