njoftime

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË DHE INSTITUTIT SHQIPTAR TË SOCIOLOGJISË

Më datë 30.07.2021 në ambientet  e Rektoratit të Universitetit “Ismail Qemali”,Vlorë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Universitetit “Ismail Qemali” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë. Në fund të këtij takimi u nënshkrua një marrëveshje e përbashkët mes dy institucioneve, e cila u nënshkrua nga Prof.dr Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”dhe Prof.dr Lekë Sokoli, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë.

Kjo marrëveshje parashikon:

Mbështetje të ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave humane e sociale, për nxitjen e kërkimit dhe të debatit shkencor akademik në Shqipëri e më gjerë.

Promovimin e vlerave tradicionale e bashkëkohore në fushën e shkencave sociale dhe humane, si dhe shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik të UNIVlora dhe bashkëpunëtorët shkencorë të AIS.

Hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, kombëtare apo rajonale, si dhe të aktiviteteve shkencore.

Bazuar në bashkëpunimet e deritanishme, sidomos në organizimin e përbashkët të konferencës  vjetore ndërkombëtare të vitit 2012, palët angazhohen në veçanti për organizimin në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të një konference të përbashkët me Shkollën e Drejtorëve të Arsimit Parauniversitar (CSL), brenda vitit 2023.