njoftime Thirrje

[:sq]Hapet thirrja për bursa për programin e shkëmbimit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge, SHBA[:]

[:sq]Universiteti Shtetëror i Kalifornisë, Northridge në SHBA hap thirrjen për bursa për Programin e Shkëmbimit Ndërkombëtar në Sipërmarrje, Lidership, Komunikim dhe Inovacion për studentët universitar dhe pasuniversitar.

Programi i shkëmbimit zgjat 3 javë dhe studentët mund të aplikojnë për të qënë pjesëmarrës në semestrin Vjeshtë 2022 ose Pranverë 2022.

Aplikantët mund të zgjedhin një nga programet e mëposhtme:

  • Komunikimi, Dizajni dhe Inovacioni
  • Të menduarit dhe Inovacioni i Dizajnit
  • Kompanitë Dixhitale & Revolucioni në e-Biznes
  • Lidershipi në epokën e përçarjes

Ka të drejtë të aplikojë cdo student i cili, në kohën e përzgjedhjes, plotëson kërkesat si më poshtë:

– Të jetë mbi 18 vjeç;

– Të ketë përfunduar me sukses semestrin e 4-të të studimeve universitare;

– Të ketë të njohuri të gjuhës angleze, minimumi niveli mesatar;

Bursa mbulon 70% të shpenzimeve të shkollimit.

Në fund të programit të shkëmbimit studentët pjesëmarrës do të pajisen me certifikatë nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë.

Afati i aplikimit: 13 korrik – 1 gusht 2021.

Plotësoni aplikimin online në linkun: https://international.ibs-americas.com/application-csun

Për të mësuar më shumë mbi programet që do të trajtohen si dhe për të shkarkuar broshurën informuese klikoni në linkun: https://international.ibs-americas.com/findoutmorecsun

 [:]