Në datën 26 maj, 2021, ekspertë të Junior Achievement of Albania trajnuan studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në kuadër të projektit “Debating Economics” me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ai përfshin disa universitete dhe do të kulmojë me një debat final mes më të mirëve.
Trajnime të tilla synojnë të ndërtojnë një kulturë debati ndryshe, duke i mësuar studentët tanë të mendojnë në mënyrë kritike për të përmirësuar aftësitë e komunikimit dhe për të rritur besimin e tyre për t’u përfshirë në ligjërimin publik si qytetarë aktivë.