Nënshkruhet marrëveshje midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Aktivitete njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përfaqësuar nga Rektor i Universititet Prof. Dr. Roland Zisi dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Skënder Gjinushi nënshkruan në datë 24. 05. 2021 marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në këtë takim Kryetari i Akademisë së Shkencave shoqërohej nga Akademik Shaban Sinani dhe Akademik Pëllumb Xhufi.

Më pas aktivitetet vazhduan me promovimin e librit “Njerëz me dritë” të autorit Lefter Çipa si dhe dhurimin mbi 300 libra nga ana e Akademisë së Shkencave për bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Në ketë takim i pranishëm Aleksandër Çipa, gazetar, analist e pasardhës i bardit shqiptar Lefter Çipa.