Projekti TANGRAM

njoftime Projekte

Projekti TANGRAM

Takime me autoritet lokale, përgjegjëse të manaxhimit të destinacionit Vlore dhe sipërmarrjet turistike.

Në datat 10-12 Maj 2021 grupi i punës së projektit TANGRAM në Universitetin e Vlorës në kuadër të implementimit të paketës së dytë të punës “Local Goverment Lab” organizoi disa takime me aktorët lokal të qytetit te Vlore të cilët do të japin kontributin e tyre në hartimin e një Plani Veprimi Lokal të orientuar drejt parqeve me qëllim zgjatjen e sezonit turistik gjatë gjithë vitit.

Paraprakisht u diskutua për nënshkrimin e një marrëveshje mirëkuptimi midis Universitetit të Vlorës dhe autoriteteve përgjegjëse të manaxhimit të destinacionit, sipërmarrjeve turistike të cilët do të kontribojnë në dhënien e ideve dhe propozimeve për hartimin e një Strategjie Zhvillimi të Qëndrueshëm të Turizmit të orientuar drejt parqeve në lidhje me trashëgimine natyrore dhe kulturore në tavolinat e rrumbullakëta që do të organizohen gjatë periudhës Maj- Nentor 2021.

Falenderojmë autoritetet përgjegjëse të manaxhimit të destinacionit si dhe sipërmarrjet turistike për gadishmërine e tyre për të kontribuar në hartimin e një plani veprimi lokal të orientuar drejt turizmit të qëndrueshëm. Grupi i punës së projektit TANGRAM në ditët në vazhdim do organizojë takime me grupe të tjera interesi si ekspertë të marketing-turizmit dhe shoqerinë civile.