Bursa Erasmus+ për student në Universitetin e Pitesti-t në Rumani (University of Pitesti)

njoftime Thirrje

Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Pitesti-t në Rumani (University of Pitesti).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Pitesti-t në Rumani (University of Pitesti) hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.

Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UPIT), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.

Numri i  mobiliteteve për studim: 4 (katër)

Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2021”

Granti përfshin:

Kriteret për aplikantët:

  • Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze”;
  • Të jetë student i vitit të dytë në programet e ciklit të dytë të studimeve: “Master profesional në mësuesi për CLAB në lëndën gjuhë angleze”, “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”;

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Merita akademike
  • Kompetenca gjuhësore

Në raste të barazisë në meritë akademike, prioritet do t’u jepet studentëve që:

  1. u përkasin grupeve me sfond më pak të privilegjuar nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, gjinore, racore, etnike dhe me aftësi ndryshe;
  2. nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete.

Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:

  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular aplikimi
  • Kopje të pasaportës;
  • Vërtetim studenti;
  • Transkript notash
  • Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar;
  • Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian;
  • Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti;

Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Pitesti-t  në Rumani do të gjeni në: https://www.upit.ro/en/

Afatet e aplikimit:

  • Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 06.2021
  • elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën: international@univlora.edu.al dhe cc në adresën: bledartoska@yahoo.co.uk

Procedura e përzgjedhjes:

  • UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
  • UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UPIT.

Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. Asoc. Bledar Toska në adresën e e-mailit: bledartoska@yahoo.co.uk dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

THIRRJE PER MOBILITET PITESTI_05.21 (2) (1)

FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT-Pitest