Thirrje për mobilitete studimi në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin Opole në Poloni (University of Opole).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Opole në Poloni (University of Opole) hap thirrjen për mobilitete studentësh në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1. Ftohen të aplikojnë studentët e UV-së, të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Në përfundim të mobilitetit studentët do të vijojnë studimet në universitetin e tyre të origjinës (UV). Ata nuk do të paguajnë asnjë tarifë shkollimi në universitetin pritës (UO), por do të vazhdojnë të paguajnë tarifat që aplikohen në universitetin e tyre të origjinës (UV). Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus+, komponenti KA1 për mobilitet studimi.
Numri i mobiliteteve për studim: 2 (dy)
Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2021”
Granti përfshin:
- Kompensimin mujor: 800 EUR/muaj
- Shpenzimet e udhëtimit: 275 EUR, vlerë e përcaktuar në bazë të largësisë midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Përllogaritja e largësisë bëhet në lidhjen e mëposhtme: http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Kriteret për aplikantët:
- Të jetë student i vitit të dytë dhe të tretë në programin e studimit “Bachelor në gjuhë angleze”;
- Të jetë student i vitit të dytë në programet e ciklit të dytë të studimeve: “Master profesional në mësuesi për CLAB në lëndën gjuhë angleze”, “Master i shkencave në përkthim dhe interpretim”;
Kriteret e përzgjedhjes:
- Merita akademike
- Kompetenca gjuhësore
Në raste të barazisë në meritë akademike, prioritet do t’u jepet studentëve që:
- u përkasin grupeve me sfond më pak të privilegjuar nga pikëpamja shoqërore, ekonomike, gjinore, racore, etnike dhe me aftësi ndryshe;
- nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitete.
Kritere të tjera shtesë mund të përfshijnë:
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi
- Kopje të pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Transkript notash
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar;
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian;
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti;
Më shumë informacion rreth universitetit pritës të Opoles në Poloni do të gjeni në: https://uni.opole.pl/
Afatet e aplikimit:
- Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë brenda datës 06.2021
- elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën: international@univlora.edu.al dhe cc në adresën: bledartoska@yahoo.co.uk
Procedura e përzgjedhjes:
- UV ngre një komision ad hoc, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të kritereve të shpalluara në këtë thirrje.
- Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
- Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit.
- UV përcjell listën e kandidatëve të nominuar, si dhe gjithë dokumentacionin e kërkuar pranë UO.
Ju lutem, kini në vëmendjen tuaj që realizimi i mobilitetit sipas periudhës së planifikuar do të varet nga situata Covid-19.
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit, kontaktoni me koordinatorin akademik të marrëveshjes Prof. Asoc. Bledar Toska në adresën e e-mailit: bledartoska@yahoo.co.uk dhe/ose Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
THIRRJE PER MOBILITET Opole_05.21 (3)FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT-opole