njoftime Thirrje

[:sq]Java Ndërkombëtare online e Personelit në Lituani[:]

[:sq]Java Ndërkombëtare online e Personelit në Lituani

Universiteti i Shkencave Shëndetësore të Lituanisë (LSMU) do të organizojë në 24-28 maj 2021 aktivitetin e Javës ndërkombëtare të Personelit në Lituani.

Aktiviteti do të realizohet i gjithi online në platformën Zoom.

Java Ndërkombëtare është dizenjuar për përfaqësuesit e universiteteve partnere: personeli i zyrave ndërkombëtare, këshilltarë studimi, personel akademik, ata që janë të përfshirë në përmirësimin e aspekteve të ndërkombëtarizimit në institucionet e tyre, të cilët kërkojnë një mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe ide me kolegët si dhe lidhje të reja bashkëpunimi.

Programi i javës ndërkombëtare përfshin aktivitete të shumta në shkallë të gjerë, duke ofruar prezantime interesante nga profesionistë të fushave të ndryshme nga LSMU dhe jashtë, fton për ndërtimin e ekipeve dhe diskutime në internet, sugjeron përfshirjen e argëtimeve sportive dhe kulturore!

Të gjithë pjesëmarrësit janë të lutur të përfshihen aktivisht në diskutimet dhe aktivitetet.

Programi i plotë i aktivitetit, forma e regjistrimit online gjendet në lidhjen:

https://lsmuni.lt/en/activities/staff-week-on-line-2021/

Afati i fundit i regjistrimit: 20 maj 2021.

Tarifa: Nuk ka asnjë tarifë pjesëmarrjeje.  I gjithë eventi do të mbahet online.

Çertifikata: Të gjithë pjesëmarrësve do t’iu jepet Çertifikata e Pjesëmarrjes.

Për më shumë informacion: staffweek@lsmu.lt[:]