[:sq]PERSONEL ADMINISTRATIV
Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Realizimit të Buxhetit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
- Kryen kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
- Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
- Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
- Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
- Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
- Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo 3-muaj me magazinierin.